“Jam i zënë tani..avokati do të kontaktojë” miliarderi 92-vjeçar i jep fund martesës së katërt

“Jerry, më vjen keq, por kam vendosur t’i jap fund martesës sonë.” Me një fjali (në anglisht) prej njëmbëdhjetë fjalësh, Rupert Murdoch e njoftoi të shoqen për vendimin e ndarjes. Gruaja e tij e katërt, Jerry Hall, e mori vesh vendimin e tij në në qershor 2022.

“Kemi kaluar një kohë të mira së bashku, por unë jam i zënë tani… avokati im në Nju-Jork do të të kontaktojë menjëherë.”

Sipas miqve të ngushtë, Hall u ndie e poshtëruar nga mënyra si i shoqi ia komunikoi ndarjen.

“Unë dhe Ruperti nuk ishim grindur kurrë”.

Por ky nuk është i vetmi detaj i bujshëm i divorcit mes miliarderit 92-vjeçar dhe aktores amerikane 66-vjeçare, dikur gruaja e Mick Jagger nga Rolling Stones. Detajet sekrete të historisë zbulohen në një artikull shumë të gjatë në Vanity Fair nga Gabriel Sherman, një gazetar dukshëm i mirëinformuar për jetën dashurore të Murdoch.

Me Jerry Hall, Murdoch ka qenë i martuar për gjashtë vjet. Por tani po dalin detaje të çuditshme për divorcin e tyre të paraqitur vitin e kaluar nga manjati australian. Për shembull, sipas Vanity Fair, përveç emailit të pamëshirshëm, Murdoch i kërkoi Hall-it të lironte rezidencën e tyre në Bel Air, Kaliforni brenda 30 ditëve, me detyrimin për të treguar faturat për blerjen e çdo gjëje që ish-supermodelja donte të merrte me vete, nën syrin vigjilent të sigurimit të vilës.

Megjithatë, kur mori atë email, Hall po e priste Murdoch-un në një tjetër nga pronat e tyre luksoze, në Oxfordshire.

“Vanity Fair” shkruan se gjatë martesës së tyre, Jerry Hall ka bërë gjithçka për Murdoch. Fillimisht, Covid e trembi shumë sipërmarrësin, aq sa ai përfundoi edhe në spital pasi u infektua në fillim të pandemisë. Në atë kohë, çifti u mbyllur në rezidencën e Bel Air për më shumë se një vit, ku Hall gatuante e pastronte shtëpinë, luante shah me Rupertin dhe pinin rum së bashku.

“Xherri ishte një infermiere me kohë të plotë për Rupert,” thotë miku i çiftit Tom Cashin për revistën.

Lidhja e të dyve kishte nisur në vitin 2013. Para se t’i kërkonte të martohej me të, Murdoch i tha: “Mick [Jagger] të tradhtoi. Nuk do ta bëj kurrë.”

Të Fundit