“Jam admiruese e Skënderbeut”- Yuri Kim: Askush nuk do të kthehet te e shkuara, të ecim drejt të ardhmes

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka përcjellë një mesazh gjatë fjalës së saj në ceremoninë e përfundimit të restaurimit të Kalasë së Prezës paraditen e sotme.

Kim u shpreh se askush nuk do donte të kthehej sërish te e shkuara, por të ecim drejt të ardhmes për t’u bërë sërish madhështor. Ajo deklaroi se është admiruese e Skënderbeut, teksa u shpreh se sot kjo është toka e fëmijëve.

Ky ishte vendi ku donin ta nisnim. Kjo javë parashikon shumë koncerte. Ne deshëm ta nisnim që këtej.

Jo sepse është për të shkuarën. Kjo është për të ardhmen. Ju mund të mendoni se ne jemi këtu për të ruajtur të shkuarën dhe për të adhuruar të shkuarën por ne jemi këtu për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që ne kishim në të shkuarën dhe ne mund të ngrihemi sërish madhështor.

Nuk mendoj se dikush do të donte të kthehej te e shkuara por ne duam të bëjmë përpara drejt të ardhmes.

Kur e shikojmë një sit të tillë është e mrekullueshme. Kjo është toka e Skëndërbeut.

Unë jam admiruese e madhe e tij. Ju nuk po mendoni që është toka e Skënderbeut.

Por është më shumë se kaq. Është toka e fëmijëve tanë. Jemi të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen. Ne mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës. Nëse diçka shkatërrohet ne do ta rindërtojmë.

Nëse vëmë tullë mbi tullë për të ardhmen ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku”, deklaroi Yuri Kim.

Të Fundit