E rëndë te “Nënë Tereza”, pacientja dhe infermieri bllokohen në ashensor, përfundojnë të dy në spital

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit