Iu vu tritol në biznes, Noizy: Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi, nuk e di kush e ka bërë

Në momentin kur u vendos lënda plasëse në dy bizneset e tij në Durrës, Rigels Rajku, i njohur si Noizy ishte në gjumë.

Kështu ka deklaruar reperi përballë grupit hetimor, teksa u mor në pyetje pas ngjarjes që ndodhi. Edhe pse u shpreh se nuk ka asnjë ide se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse, reperi tregoi se ditë më parë është përfshirë në një konflikt fizik me Kleviol Ahmetin, të njohur si Cllevio Serbiano.

“Unë isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Mëngjesin e djeshëm, reperit iu vendos lëndë plasëse në dyqanin e tij të rrobave ndërsa u dëmtua edhe lokali që ai ka në katin e dytë ‘Rigels Shisha Lounge’. Kunati i reperit deklaroi se nuk kanë konflikte me njeri e se çështjen ia kanë lënë në dorë shtetit.

Policia ka marrë në pyetje Klevion Ahmetin, si personin e dyshuar për ngjarjen e ndodhur.

Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Cllevios?

Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u dhunua nga Noizy me datë 6 Qershor.

E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale përmes mesazheve. Ishte Noizy ai që i dërgoi një mesazh Cllevios për ta paralajmëruar, por ky i fundit nuk u ndal. Udhëtimi me makina luksoze për të bërë show para lokalit të këngëtarit nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Cllevio u kthye në Lushnje i dhunuar e me shenja të shumta, por telashet për të nuk u ndalën me aq. Ai u vu në pranga pasi kishte thyer edhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në polici ai kallëzoi këngëtarin për dhunë dhe Noziy e babai i tij, Bashkim Rajku, po ndiqen penalisht.

Të Fundit