Policia e Tiranës ka arrestuar dy 20-vjeçarë, pas informacioneve se ata qendronin pranë Pallatit të Kulturës të armatosur. Në kuadrin e operacionit të koduar “Shitësit, u prangosën një 19-vjeçar nga Shkodra dhe një 20-vjeçar nga Kamza.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti 19-vjeçarit një pistoletë me krehër dhe municion.
Ndërsa 20-vjeçarit R.P nga Kamza iu gjetën në banesë 82 mijë dollarë amerikanë, 590 mijë lekë, pranga si të policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.