Turqi/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 persona të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, 19 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në autostradën e Marmarasë, ku autobusi goditi barrierat në anë të rrugës dhe më pas goditi kamionin. Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, ndërsa shoferi i autobusit ka mbetur i bllokuar në automjet.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Të Fundit