Itali/ I mbijetuari i vetëm i tragjedisë me teleferik, 5-vjeçari është i vetëdijshëm dhe flet me tezen. Kryebashkiakja: Kemi kërkesa për adoptim, por…

Eitan, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së teleferikut të Mottarones, tani është zgjuar dhe i vetëdijshëm në njësinë e kujdesit intensiv, flet me tezen e tij dhe shikon përreth. Kjo u komunikua nga autoritetet shëndetësore të Torinos, duke specifikuar se nga pikëpamja klinike është gjithmonë në një prognozë të rezervuar, për shkak të traumës torakale dhe abdominale dhe frakturave në gjymtyrë. Fëmija është i shtruar në spitalin “Regina Margherita” dhe së shpejti do të transferohet në një repart spitalor.

Së bashku me Eitanin e vogël, përveç tezës Aya, është edhe doktoresha Marina Bertolotti, një psikologe e cila që kur u vendos që i vogli të zgjohej nga koma, ka punuar me ekipin e saj për të shmangur traumat tek fëmija pas zgjimit. Mjekët dhe familja do të vendosin se çfarë t’i thonë.

Kryebashkiakja e Stresas: Kemi marrë kërkesat për birësim për Eitan

“Unë u thirra nga tre familje që donin të jepnin disponueshmërinë e tyre për birësim të fëmijës. Një prej tyre nga Sicilia”. Kështu deklaroi kryetarja e bashkisë së Stresas, Marcella Severino, duke zbuluar se kishte marrë thirrje telefonike nga zona të ndryshme të Italisë nga familje që ofrohen të birësojnë Eitan. “Për fat të mirë Eitan ka të afërm të prindërve dhe një familje që do ta mbështesë atë dhe do ta ndihmojë ta kapërcejë këtë dhimbje – shton Severino – por mbeten disa gjeste që na bëjnë të kuptojmë se ka ende shumë humanizëm në këtë botë”.

 Sipas mediave italiane, Eitan, kishte shpëtuar nga përqafimi i fundit i babait të tij. Kjo u zbulua nga burime nga spitali “Regina Margherita” në Torino ku fëmija është i shtruar. Ai ka dëmtime shumë të rënda, por trupi i fortë i babait të tij mund të ketë zbutur goditjet.
Amit Biran ishte në teleferik me partneren e tij Tal Peleg dhe dy fëmijët e tyre. Tomi, dy vjeç vdiq menjëherë. Ndërsa, Eitan pesë vjeçar u gjet i gjallë. “Babai kishte një trup të fortë, mbase përqafimi i fundit instiktiv për ta mbrojtur atë nga vdekja e shpëtoi”, thonë ata nga spitali.

Të Fundit