Ishte i pranishëm në konfliktin ku u përfshi djali i tij, 69-vjeçari në Roskovec pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin kur ishte i pranishëm gjatë një konflikti mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Shtetasi Baftjar Vrapi është dërguar në Qendrën Shëndetësore të qytetit, por ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 69-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, por vetëm i pranishëm gjatë përplasjes së çastit mes djalit të tij dhe personit tjetër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak në rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të Fundit