Ish-ministrja e financave, Anilaj Denaj shkon në SPAK, ja për çfarë do të merret në pyetje

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në SPAK. Denaj është paraqitur sot e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.

Të Fundit