Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Burime bëjnë me dije se vendimi për emërimin e saj është marrë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhet të rikthehej në të njëjtën detyrë ku ka shërbyer më parë. Mungesa e këtij rikthimi, sipas burimeve, ka çuar në ndjekjen e një procesi gjyqësor nga ana e saj në Gjykatën Administrative ndaj ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, çështje e cila ka ndikuar edhe në anulimin e garës për drejtimin e disa departamenteve në strukturën e Policisë së Shtetit.



