E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por…

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me qytetarë në Lezhë.

I pyetur nëse ka pasur një lloj disbalance të investimeve mes veriut dhe jugut, Rama shprehet se qeveria ka investuar si asnjëherë më parë për turizmin në zonat veriore të vendit.

“Më parë ka pasur investime të bëra për të ruajtur balanca në dukje por në fakt që nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë, me investime që nuk kishin një logjikë të hapave. Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi.  Po të shikoni balancën, ne kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës. Është e vërtetë që kemi një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën por një borxh që do ta shlyejmë“, tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑