E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

“Injorancë e papërgjegjshmëri e madhe”- Rama paralajmëron Bashën për takimet me qytetarët: Për shkaqe politike e interesa partiake dikush jep shëmbullin më të gabuar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha në qytete të ndryshme të vendit, për të cilat tha se janë grumbullime që shtojnë rrezikun e infektimit me koronavirus të qytetarëve.

Në fjalën e tij nga Fieri, ku inspektoi procesin e vaksinimit të mësuesve në një nga shkollat e qytetit, Rama e quajti “fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike e interesa partiake dikush jep shëmbullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina”, duke iu referuar takimit të Bashës me qytetarët në Kavajë.

Sipas Ramës, është e rendësishme që njerëzit vetë “të kuptojnë që kjo është luftë për shëndetin, është realisht luftë jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye duhet të gjithë të bëjnë kujdes të distancohen nga situata absurde që tregojnë injorancë e papërgjegjshmëri të madhe nga ata që i krijojnë këto situata”.

Rama vijoi duke e sulmuar kryedemokratin Basha kur tha se “fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hic përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi kështu që ne do vijojmë intensivisht vaksinimin e të kërkojmë të bëhet kujdes e turpi pastaj i mbetet atyre që e kanë”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑