Incidenti në kampionatin europian të peshëngritjes, një person afrohet dhe i vë flakën flamurit

Një incident i rëndë ka ndodhur në kampionatin europian të peshëngritjes që po mbahet në Jerevan
të Armenisë.

Një person nga publiku është afruar tek flamuri i Azerbajxhanit dhe i ka vënë flakën. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri i Armenisë.

Pas këtij veprimi Azerbajxhani tërhoqi ekipin kombëtar. Ngjarjen e konsideroi skandal me prapavijë politike dhe ka bërë përgjegjëse qeverinë armene. Mediat armene raportuan se autori u identifikua dhe u arrestua më pas nga policia.

Incidenti erdhi disa ditë pas një tjetër përshkallëzimi të situatës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, kur shtatë persona nga të dyja palët u vranë si pasojë e një konfrontimi të armatosur në një zonë kufitare. Arsyeja e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit qëndron në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Pjesë e evenit europina është dhe kombëtarja shqiptare e peshëngritjes. Kuqezinjtë përfaqësohen me shtatë sportistë në pesha të ndryshme.

Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj janë pretendentë për zonën e medaljeve. Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e hapjes ku skuadrat janë prezantuar me radhë

Të Fundit