TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se dy impiantet që do të vijnë në Shqipëri, sipas tij të përdorura në qytetin e Kulnës në Bangladesh për 20 vite me radhë deri në 2008 nuk janë TEC-e, por gjeneratorë që punojnë me naftë D2, të pasur me squfur.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen, duke thënë se iu rrezikohet shëndeti.

Kryeministrin Rama, Berisha e cilësoi gënjeshtar duke risjellë deklaratat e tij për energjinë.

“Po bën në mënyrën më të pabesueshme zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Çdo ditë kaskada zbrazet me mbi 50 cm në ditë. Kaskada sot është 274 metër në një kohë kur me rregullore ajo më 1 shtator nuk mund të jetë kurrë nën 284 metër. ndalohet me ligj. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar, për t’u thënë shqiptarëve se nuk ka energji në bursë, se nuk ka energji në diga dhe të instalojë këto impiane. Janë dy impiante që kanë funksionuar për 20 vite me radhë në një qytet të Bangladeshit. Nga 2008 deri sot kanë qenë pa funksion. Problemet e tyre, përveç çmimeve që ju e shihni janë stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin. Këto nuk janë TEC-e, janë gjeneratorë gjigandë të cilët funksionojën me naftë D2, naftë të rëndë, e cila ka në përbërjen e vetë 50 mg për litër squfur, e ndaluar për t’u përdorur dhe me këtë toksicitet ai do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina në Vlorë, sikur në vlorë të qarkullojnë 100 mijë automjete me nga 6 litra secila dhe këto të bëjnë nga 100 km rrugë në territorin e qytetit. Është gji Vlora, kjo është një çmenduri. Pra dhe njëherë, eksperti më konfirmon se ato harxhojnë 600 tonë të rëndë D2 në ditë, e cila është e barabartë sikur Vlora të shtohet me 100 mijë makina.
A mund të rrihet në Vlorë me këtë situatë?! Korrupsioni të verbon në çdo gjë.
Pra, Edi Rama ka mashtruar qytetarët kur në opinionin e TV Klan ka deklaruar se këto punojnë me gaz. Këto nuk punojnë me gaz, janë gjeneratorë që punojnë vetëm me D2, tmerrësisht të pasur me squfur. Imagjinoni ju 100 mijë makina me karburant me squfur.
E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë megaaferë të tmerrshme të qeverisë për të justifikuar këtë vendim në mënyrën më të pacipë, më të pavërtetë, Edi Rama ka deklaruar me dhjetëra herë se do mbarojë energjia, s’do gjejë energji. Ku do mbarojë energjia? Si do mbarojë? Energjia mbaron kur t’i verbon sytë e mendjes dhe veshët e mendjes vjedhja dhe korrupsioni. Energjisë mun t’i rritet çmimi por nuk mbaron. Nuk mbaron energjia. Ai këtë përrallë ua tregon shqiptarëve për të mbuluar vjedhjet e tij. Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen sepse Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike. Nuk kanë asnjë përgjegjësi vlonjatët për kontratat korruptive të Edi Ramës, për mashtrimet e tij të bazuara në një gënjeshtër që nuk e kisha dëgjuar kurrë, nuk ka energji. Çmimi rritet, por bursat janë të hapura për të blerë të gjithë sasinë. Kur ne ishim në qeveri ekzistonte vetëm një problem, problemi i transmetimit sepse Serbia në një mënyrë antitreg mbante monopolet e transmetimit në rajon. Bllokonte linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Pasi Gjermania i nxori kartonin e kuq, Serbia u tërhoq nga ajo praktikë të cilën e kishim denoncuar, por nuk kishim asnjë zgjidhje sepse ishte rrjeti i transmetimit të saj nga ku kalonte energjia që blinim. Sot nuk ekziston kjo më. Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e komandës së përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë dhe Kosovës të paktën 20% të energjisë sepse ne jemi ujor ata janë termo. Do të thotë natën sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohet në Kosovë dhe Shqipëria mund të merrte energjinë e termocentraleve për natën dhe digat shkonin drejt një rritjeje.
Nuk e bëjnë këtë sepse e kanë burim kryesor vjedhjeje dhe tani luhet me shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Kulna e Bangladeshit nuk ka asnjë krahasim me Vlorën. Ndaj dhe problemet janë shumë komplekse. Kërkoj me urgjencë rishqyrtimin”, deklaroi Berisha.