E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Ikën Gonzato, merr detyrën zyrtarisht Ambasadorja e re e BE-së Sofia Moreira de Sousa

Një kapitull i ri në përfaqësimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëri nis këtë të mërkurë. Sofia Moreira de Sousa zyrtarizon marrjen e detyrës si ambasadore e BE-së në Tiranë, pas përfundimit të mandatit të diplomatit italian Silvio Gonzato.

Hapi i parë institucional i diplomates portugeze do të jetë në Presidencën e Republikës, ku ajo do t’i dorëzojë kredencialet Presidentit Bajram Begaj. Ceremonia do të formalizojë nisjen e mandatit të saj në Shqipëri.

Moreira de Sousa vjen në këtë post me një karrierë të konsoliduar në diplomacinë evropiane. Përpara se të emërohej në Tiranë, ajo ka drejtuar Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa në një fazë të mëparshme të karrierës ka përfaqësuar Bashkimin Evropian si ambasadore në Kepin e Gjelbër.

Emërimi i saj vjen në një periudhë kur marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe procesi i integrimit evropian mbeten ndër çështjet kryesore të agjendës politike dhe diplomatike të vendit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑