I vodhën 6800 euro që i kishte kursyer për operacion, grabitet banesa e të moshuarës! Autorët shqyejnë dyert e kthejnë shtëpinë përmbys

Një e moshuar në fshatin Finiq ka mbetur pa kursimet që kishte mbledhur për një operacion shëndetësor, pasi persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur shtëpinë mbrëmjen e 31 tetorit.

Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, autorët kanë marrë 6800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, në kohën kur e moshuara kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët jetojnë jo shumë larg banesës së saj.

Kur është kthyer në shtëpi, ajo ka gjetur dyert e shqyera dhe gjithçka të kthyer përmbys.

Mes sendeve të vjedhura ishte edhe shuma prej 6800 eurosh, të cilën e moshuara e kishte kursyer për një operacion që do të kryente.

Pas zbulimit të vjedhjes, Eleni Anastasi ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Deri tani, nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje.

Të Fundit