I vetëm në garë, Ilir Panda zgjidhet Kryetar i ri i Gjykatës së Lartë

Ilir Panda është zgjedhur Kryetar i ri i Gjykatës së Lartë, pas votimit të zhvilluar në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të këtij institucioni.

Kandidatura e Pandës mori mbështetjen unanime të trupës gjyqësore, me 14 vota pro dhe asnjë kundër.

Ilir Panda do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë më 19 tetor 2026, duke nisur nga ajo datë drejtimin e institucionit.

Zgjedhja e tij u bë nga vetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë gjatë Mbledhjes së Përgjithshme, ku kandidatura e tij u miratua pa asnjë votë kundër.

Të Fundit