Personi në fotot është autori i grabitjes së një dyqani të një kompanie telefoni në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Siç shihet edhe në foto, ai mban një kapele për të mos u dukur nga kamerat e sigurisë, si dhe mban veshur një ‘hoodie’ të kuqe. Policia bëri me dije se personi, ende i paidentifikuar, u fut në dyqan dhe nën kërcënimin e armës grabiti një shumë parash.
Autori ka grabitur rreth 40 mijë lekë të reja, duke u largua më pas me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të tij.