Vrasja e 40 foshnjave, paralajmëron gjenerali izraelit: Deshët ferrin, atë do merrni

Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave.

Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, por informacionet nuk janë të konfirmuara ende nga mediat ndërkombëtare.

Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.

Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, iu drejtua me një mesazh paralajmërues banorëve të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit.

Ai dënoi mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se vrasja dhe abuzimi i fëmijëve, grave e të moshuarëve nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë do të marrin dënimin që meritojnë.

Në një deklaratë video, gjeneralmajor Alian, thotë: “Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nuk është njerëzore.

Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është kthyer në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të tmerrohen, po festojnë. Kafshët njerëzore duhet të trajtohen si të tilla.

Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë [në Gaza], do të ketë vetëm shkatërrim. Ju deshët ferrin, do të merrni ferr”.

Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Të Fundit