I riu masakron me thikë 37-vjeçarin në Tiranë. I plagosuri rëndë në spital.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur disa herë me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë tek shinat e trenit, rreth orës 20:05.

Burime zyrtare nga policia thanë se për motive të dobëta 19-vjeçari me inicialet A.H., ka goditur disa herë me thikë shtetasin I. Z., banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

Të Fundit