E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund të shkaktojnë depresion sezonal të verës, një formë më pak e njohur e depresionit që lidhet me stinën.

Sipas një studimi të fundit, kjo gjendje prek 0.57% të popullsisë botërore, ndërsa depresioni sezonal i dimrit prek rreth 5%. Simptomat përfshijnë pagjumësi, humbje të oreksit, ankth dhe irritim.

Problemet e shëndetit mendor po rriten në të gjithë botën. Një analizë e publikuar në revistën The Lancet tregon se në vitin 2023, rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 15% e popullsisë globale, jetonin me një çrregullim të shëndetit mendor. Krahasuar me vitin 1990, rastet janë rritur me 95%.

Rritja më e madhe është regjistruar te çrregullimet e ankthit, me 158%, dhe depresioni madhor, me 131%, duke i bërë ato problemet më të përhapura të shëndetit mendor.

Në Rajonin Evropian, 1 në 6 persona, ose rreth 140 milionë njerëz, jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 1 në 3 persona me depresion merr kujdesin që i nevojitet, ndërsa pas pandemisë COVID-19, rastet e ankthit dhe depresionit te të rinjtë janë rritur me 25%.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑