KOSOVA
Një qytetar nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës në Kosovë pasi i la ryshfet 10 euro policit.
Rasti i korrupsionit ka ndodhur të premten në orën 05:55 gjatë kontrollit të 50-vjeçarit.
Shqiptari kur është pyetur nga polici për kartmonedhën ai i tha se ia kishte lënë për të pirë një kafe.
Ndërkohë ai është dërguar në qendrën e ndalimit teksa automjeti me mallin është kthyer prapa.