I jepet sot lamtumira 14-vjeçarit shqiptar që u shua në gjumë në Itali

I jepet sot lamtumira e fundit Johnson, 14-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u shua tragjikisht në gjumë mbrëmjen mes 12 dhe 13 Shkurtit në Traversetolo të Parmës. Varrimi do të mbahet në orën 15:00 dhe 14-vjeçari do të prehet në varrezat e komunës ku jetonte.

Të shtunën, shokët e ekipit të futbollit Team Traversetolo 2010, ku Johnson ishte pjesë, pas fitores kundër Virtus në nder të 14-vjeçarit i dedikuan këtë moment duke formuar me anë të disa bluzave emrin e tij.

Familja shqiptare, sipas mediave italiane jetonte prej kohësh në Traversetolo dhe ishte mjaft e njohur në vend. Vdekja e Johnson ka prekur jo pak komunitetin ku jetonte.

14-vjeçari kishte shkuar për të fjetur si zakonisht, për të mos u zgjuar më. Ishte motra e madhe, e cila e shqetësuar që nuk ishte ngritur ende prej shtrati, shkoi në dhomën e tij, duke e gjetur të pajetë. Ardhja e ambulancës ishte e kotë, 14-vjeçari kishte mbyllur përgjithmonë sytë.

Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht dyshimet janë se i mituri mund të ketë vdekur si pasojë e ataku kardiak.

Të Fundit