I ftohti polar, ISHP: Lexoni rregullat e sigurisë para se të dilni

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta disa gradë nën zero, Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, duke publikuar disa këshilla për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP-ja apelon që qytetaret të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke, hedhur rërë ose kripë si dhe të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit. Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme. Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme. Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme. Mos harroni të merrni celularin”.

Të Fundit