E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

I dërguari special i Trump vjen në Shqipëri për “Shtetin Bektashi”: Do ta respektojmë

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ku ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe nismën për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Kryegjyshatë, Zampolli theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe e cilësoi Shqipërinë një mike dhe aleate të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, ndërsa u shpreh se për çështjen e shtetit Bektashi duhet të shprehet populli shqiptar.

Deklarata per mediat:

Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe unë vetë, të gjithë besojmë në bashkëjetesën ndërfetare dhe në të gjitha objektet e kultit.

Personalisht ndihem i bekuar. Nëna ime ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Në familjen time ka pasur edhe një shenjtor. Dhe çfarë dite më të bukur se kjo për të qenë këtu, me Shenjtërinë e Tij Bektashiane, pikërisht në Ditën e Nënë Terezës.

Kjo është shumë prekëse për mua. Kisha dëgjuar për atë që keni këtu dhe është vërtet e jashtëzakonshme. Doja ta shihja me sytë e mi dhe jam shumë i impresionuar. Dua ta përgëzoj vëllain tim për atë që po bëni.

Unë kam lindur në Itali, por jam krenar që i shërbej shtetit dhe presidentit të SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe një marrëdhënie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu të ardhmen dhe ka shumë programe, në lidhje me mjekësinë, siç është programi “Right to Try”.

Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo që po bëni këtu me partnerët amerikanë është diçka e shkëlqyer. Dhe padyshim, kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për spitale.

Unë kam katër vjet që përballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e vështirë është të kesh kancer. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë dhe, padyshim, çfarë mund të jetë më mirë sesa të kemi një partneritet me amerikanët.

Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?

Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para.

Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.

Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.

Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?

Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.

Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj?

E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë.

Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.

Sinqerisht, NATO është një organizatë për të cilën kemi nevojë. Nuk është pjesë e agjendës sime. Unë isha me NATO-n këtu në Çernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk është vërtet pjesë e agjendës sime, por ne e mirëpresim Shqipërinë si anëtare të NATO-s dhe duhet ta përdorim NATO-n edhe për shumë gjëra të tjera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑