Me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike, u arrestua mbrëmjen e së dielës në Peristeri një i arratisur, i cilësuar nga mediet greke si shqiptar i “fortë”.
Sipas informacioneve të iefimerida, punonjësit e policisë, duke pasur informacione në dispozicion, kanë vijuar me një operacion të koordinuar policor së bashku me kolegët e OPKE-së, teksa shqiptari ndodhej në një lokal në zonë.
Ai është përfshirë në të paktën 60 raste të blerjes dhe shitjes së kokainës.
Shqiptari ishte dënuar me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, pasi akuzohej se ishte drejtues i një organizate kriminale që trafikonte drogë, kryesisht kokainë.
Madje, për të shmangur zbulimin dhe arrestimin, ai mori masa të shtuara dhe kryesisht lëvizte me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja. Gjatë hetimeve rezultoi se ai ishte i përfshirë në 60 raste të trafikut të kokainës.
Nuk është hera e parë që ai shqetëson autoritetet, pasi ka një të kaluar të pasur kriminale, konkretisht për shkelje të ligjit.