Humbet betejen me Covid-19/ Ndahet nga jeta kantautori Kujtim Prodani – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Humbet betejen me Covid-19/ Ndahet nga jeta kantautori Kujtim Prodani

  1. Është ndarë nga jeta sot në moshën 57-vjeçare kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare Kujtim Prodani.

Lajmi u bë me dije në rrjetet sociale nga të njohur dhe kolegë të Prodanit të cilët përcollën ngushëllimet e sinqerta për humbjen e tij.

Prodani prej disa javësh qe prekur nga COVID-19 dhe ishte shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi. Një ditë përpara ndërrimit të viteve ai kishte postuar në Facebook një foto dhe në mbishkrim shfryente ndaj coronavirusit për numrin e lartë të viktimave që ai ka shkaktuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *