Humb jetën tragjikisht, 28-vjeçarja rrëzohet nga kati i 24-të i një ndërtese në Dubai

Këngëtarja e re dhe premtuese Andriana Lazic vdiq tragjikisht më 10 janar pasi u rrëzua nga kati i 24-të i një ndërtese në Dubai, raportojnë mediat serbe.

Kjo vajzë e re nga Bjelina, Republika Srpska, më 7 janar shkoi në Dubai me miqtë e saj dhe tre ditë më vonë humbi jetën në një aksident.

Andriana ishte në fillimet e karrierës së saj si këngëtare dhe para se të nisej për në udhëtim ka bërë dy këngë të cilat i ka incizuar me kompozitorin e njohur Goran Ratkoviq dhe të cilat së shpejti do të publikoheshin.

 

 

 

Për këtë ngjarje tragjike ka folur edhe babai i saj për mediat vendase.

 

Po, është e vërtetë, është e vërtetë, ka rënë nga kati i 24-të”, pohoi një Nebojsha i tronditur dukshëm.

Ai i ka dhënë lamtumirën e fundit vajzës së tij në rrjetet sociale. 

“Do të qaj për ty derisa të më thahen lotët. Do të mbetesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim, babai yt do të të dojë deri në ditën e fundit të jetës së tij”, ka shkruar ai. 

I pyetur nëse e dinte saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka vuajtur Andriana, ai është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Të Fundit