Arrestohet mjeku në Tiranë, shfrytëzonte adoleshenten për prostitucion

Personi që shihni në foto është Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, i arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, 16-vjeçe për prostitucion. 42-vjeçari është vënë në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu i ka sekuestruar edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare. Burime pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan se e mitura shkonte me dëshirën e saj në mënyrë të vazhdueshme te banesa e mjekut, por ka dyshimet që ai ta ketë manipuluar vajzën duke i premtuar se do martohej me të në të ardhmen.

Të Fundit