Dhunonte prej 10 vitesh bashkëshorten, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në zonën e Novarës në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se i riu shqiptar prej 10 vitesh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, edhe në sy të fëmijëve të tyre.

Denoncimi për shqiptarin u bë nga bashkëshortja e tij, në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa ditën e djeshme gjykata mori vendimin dhe e shpalli fajtor. 34-vjeçari akuzohet për dhunë në familje.

Pas denoncimit, gruaja u largua nga banesa së bashku me fëmijët e saj dhe u strehua në ambientet sociale. Gjatë kësaj periudhe, shqiptarit iu ndalua të afrohej në banesë dhe të kishte komunikim me bashkëshorten e tij.

Të Fundit