Himarë, shpërndanin kokainë e kanabis në plazhe/ Arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Himarës për shitje të lëndëve narkotike në zonat turistike të Livadhit, Llamanit dhe zona të tjera bregdetare.
Në kuadër të operacionit antidrogë “Area”, policia sekuestroi 91 doza kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike, një automjet dhe një celular.
Mes të arrestuarve janë një 17-vjeçar dhe dy persona të tjerë 24 dhe 40 vjeç. Sipas policisë, dy prej tyre kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë për të ushtruar aktivitetin kriminal gjatë sezonit turistik.
Kontrollet u kryen si pjesë e masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Kontrollet intensive gjatë sezonit turistik, goditen raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në zona bregdetare.

Arrestohen 3 shtetas që shitnin doza Kokaine dhe Cannabisi në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në zona të tjera të Himarës.

2 prej të arrestuarve kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë, për të kryer këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen sasi të këtyre lëndëve narkotike, të ndara në 91 doza, si dhe 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 1 celular.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, pranisë në terren dhe punës operative, të kryera në funksion të zbatimit të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, finalizuan 2 faza të operacionit antidrogë, të koduar “Area”. Konkretisht:

-gjatë operacionit “Area 01”, u arrestuan në flagrancë shtetasit V. K., 17 vjeç, banues në Himarë dhe D. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe gjatë kontrollit në banesën ku qendronte përkohësisht, 40-vjeçari, në fshatin Llaman, u sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në 60 doza, të ciliat ishin përgatitur për t’u shitur në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në beach bar-et në këto zona;

-gjatë operacionit “Area 02”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesën ku qendronte përkohësisht, në Himarë, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa e ndarë në 31 doza gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike.

Të Fundit