Hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, humb jetën 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhet në orët e para të mëngjesit të së dielës. 47-vjeçari është paraqitur të shtunën për ndihmë mjekësore në spital, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.

Të Fundit