Hapen portat e Shkopetit, prurjet dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Hapen portat e Shkopetit, prurjet dëmtojnë këmbët e urës së Zogut në lumin Mat

Portat e HEC-it në Shkopet janë hapur sërish, pasi prurjet në lumin Mat janë shtuar.

Portat janë hapur natën e kaluar dhe për shkak të prurjeve të mëdha janë dëmtuar dy këmbët e urës së Zogut pranë Milotit.

Njëra strukturë e urës ka rënë afër dy metër, ndërsa këmbët e saj ishin të dëmtuara edhe nga prurjet e mëdha vitin e kaluar.

Kompania Kurum hapi portat për të shkarkuar prurjet edhe pak ditë më parë, pa njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe pa dijeninë e autoriteteve përkatëse.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *