Hallall të shamet që thoshit se: nuk bëhet, nuk bëhet/ Rama takon banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në ambientet e përbashkëta të banimit si dhe rindërtimin e shkollës nëntëvjeçare “Qemal Mici” në Durrës.

 

Teksa është njohur nga afër me fazën e ndërtimit, kreu i qeverisë ka takuar dhe qytetarë, banesat e të cilëve ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe ata që kanë pasur shqetësime krejt të ndryshme.

Një qytetare, duke i uruar të mira për familjen e tij, i shprehu Ramës shqetësim për parkimin në pallatin e saj.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Qytetarja: Të të rrojë Zaho, Linda dhe ça ke. Këtu në tokën time, në mënyrë flagrante na hyjnë këtu e na bllokojnë makinat.
Rama: Në momentin kur ndërtohet një pallat. Ka një ligj që thotë; kaq % e pronës është e ndërtueshme. Pjesa tjetër është e të gjithëve.
Qytetarja: Si t’ja bëjmë ne si t’i nxjerrim makinat?
Rama: S’ka më pronë private, pasi për shkak të saj ke marrë apartamentet dhe përqindjet që ke pasur për të marrë. Kjo që është këtu është e pallatit. S’ka trarë më këtu. Menaxhimi është çështje tjetër. Meqë më urove që të jem mirë, të jesh mirë dhe ti me burrin. Këtë pronë ta gëzoni bashkë me të tjerët.

Pasi ka vizituar apartamentin e një qytetareje, i cili ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti, i tha kësaj të fundit se ia bën hallall të sharat kur qytetarët nuk besonin se kjo gjë do të mundësohej nga qeveria.

“Shyqyr që mbaroi për ju që keni qenë në pritje. Hallall të shamet që thoshit se; nuk bëhet, nuk bëhet. Këtë COVID-in këtu në Durrës nuk e njihni ju (i drejtohet qytetarëve që i afrohen për të bërë foto)”, tha Rama.

Të Fundit