“Hajdut”, çfarë ndodhi teksa numërohej kutia e fundit në Tiranë

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar edhe sa i përket këshillit pasi ka marrë mbi 50% të votave.

Klan News ka filmuar momentet kur u numërua kutia e fundit. Interesante është se si janë sjellë vëzhguesit e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Bashkë teksa hapeshin fletët e fundit të votimit.

 

Pasi numëruesit lexonin se në fletën e votuar ishte shënuar emri i Partisë Socialiste, vëzhguesit e Lëvizjes Bashkë thërrisnin “hajdut”. Nga ana tjetër, vëzhguesit socialistë janë përgjigjur duke duartrokitur sa herë thirrej emri i tyre.

E pranishme në këto momente ka qenë edhe ministrja e e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Pas përfundimit të procesit të numërimit ajo u shpreh: Jemi akoma shumë të emocionuar. Ishim të sigurt në fitore, sidomos në njësinë 5 që ka qenë jgithmonë zemra e Partisë Socialiste dhe hambar i votave të saj.

 

Të Fundit