Aktivistët e Lëvizjes Bashkë, po zhvillojnë një protestë pranë Kuvendit në kundërshtim të rritjes së pagave të deputetëve.
Anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi, është shprehur se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi.
“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi”- tha ai.
Në momentin që Muça po fliste drejt Kuvendit ka ardhur deputeti Arben Ahmetaj, i cili ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.
Këto të fundit i janë drejtuar duke i thënë: Hajde Tigër.