Habit multi-miliarderi Elon Musk: ‘Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh’

Elon Musk ka mohuar marrëdhënien me Nicola Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin. Shefi i Tesla-s ka komentuar pas një artikulli të “Wall Street Journal” ku raportohej se miqësia mes tij dhe Brin kishte përfunduar për shkak të tradhtisë së supozuar.

Musk e cilësoi artikullin si “broçkulla”. Më tej, ai shtoi se ka ende miqësi me Brin dhe madje “ishin së bashku në një festë mbrëmjen e kaluar”.

“E kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë persona rrotull. Asgjë romantike”, shkruan Musk në Twitter.

“As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”, ka shkruar ai.

Sipas “Wall Street Journal”, Elon kishte nisur një marrëdhënie me Nicole gjatë fundit të vitit të shkuar. Kjo nxiti Brin që të kërkonte divorcin pak kohë më parë duke i dhënë fund miqësisë midis dy miliarderëve të teknologjisë. Gjatë kohës së marrëdhënies së supozuar, çifti raportohet të ishin ndarë, por jetonin ende bashkë, ka rrëfyer një burim pranë tyre.

Të Fundit