Gruaja mohon biresimin e mbeses se burrit: Jane falsifikuar dokumentet.

Nurije Cevani, e cila jeton në Burrel, na tregon, se pasi i vdiq i shoqi në 2017-ën, pas 6 muajsh i del në skenë një fëmijë i birësuar, vajza e kunatit.Nurija iu drejtua organeve kompetente dhe në përfundim të hetimeve, u provua, që ishin bërë falsifikime. Kjo ka ndodhur për shkak të pasurisë, apartamenti dhe dyqani në qendër të qytetit. Zonja tregon, se ka mbajtur fëmijët e të afërmve, por nuk ka bërë asnjë birësim.Prokuroria e Matit ka dalë në përfundimin, se vendimi i birësimit i 1991-shit, është i bazuar në dokumente të falsifikuara, por duke qenë, se vepra penale ishte e parashkruar nga koha e gjatë, është kërkuar pushim dhe është rekomanduar, që e interesuara t’i drejtohet një procesi civil. Gjykata Adminstrative e Tiranës ka zeruar hetimin e Prokurorisë së Matit, përsa i përket falsifikimit dhe ka rrëzuar kërkesë padinë, duke marrë të mirqenë vendimin e birësimit të 1991-shit. Sot zonja është në Apelin Administrativ, për të hequr Violeta Cevanin nga trungu i familjes.2 vëllezërit e të ndjerit Rifat Cevani dhe babait biologjik të vajzës, Nuredin Cevani, mohojnë të kenë dëgjuar si nga njeri ashtu dhe nga vëllai, që është gjallë, cështjen e birësimit.

Për cështjen e birësimit pas vdekjes në Burrel, takuam dhe prindërit biologjikë të vajzës, Nuredin dhe Hanke Cevani, të cilët mbajnë mend cdo gjë, përvec faktit, nëse kanë qenë në procesin gjyqsor të vitit 1991. Madje ata thonë, se e gjitha kjo, është bërë nga Rifati, i ndjeri dhe zonja Nurije nëpërmjet gjykatës.Ne takojmë arkivisten e Gjykatës Mat, e cila thotë, se është bërë gabim, por dosja ka qenë në Lundër, pasi ajo vetë e ka nisur në 2016-ën. Fajin ajo ia le ish-punonjëses së arkivës, që nuk ka bërë regjistrimin në indeksin përkatës.Stop ka mësuar, se gjithë skema është bërë nga nga gjendja civile e Matit në bashkëpunim me gjendjen Civile të fshatit Derjan, ku punonjës ka qenë daja i vajzës, Adem Doda.

Të Fundit