Gjatë “Foltoreve” të Sali Berishës, nuk kanë munguar asnjëherë deklaratat surprizuese të militantëve.
Nuk kishte si të ishte ndryshe edhe në Foltoren e Kamzës, ku pati disa prej këtyre deklaratave, por mbi të gjitha shprehje dashurie e shfrenuar për Sali Berishën.
Një grua, e cila tha se ishte me origjinë nga Shkodra e ka “bombarduar” ish kryeministrin, me aq shumë dashuri, sa doktori mbeti pa fjalë. Gruaja i tha Berishës, që e ka parë dy vjet rresht në ëndërr, sikur rikthehet në PD, pra bëhet kryetar i saj.
Ndoshta po afron dita që ëndrra t’i bëhet realitet…
“Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, i kam shpirt, i kam zemër, i kam në gjak, siç i kanë gjithë ky popull që ndodhet sot këtu. Kam ardhur sot në mbështetjen tënde, erdha edhe ditën e parë tek Rogner.
Prej dy vitesh, je në ëndrrat e mia që do t’i rikthehesh Partisë Demokratike. Shpreh gatishmërinë, vendosmërinë, që të shkojmë drejt një fitore të Partisë Demokratike, për shumë pak ditë“.