Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në është shprehur se nuk do të lejojë që Kosova të bosnjëzohet, gjë që e kërkon Serbia përmes Asociacionit të Komunave Serbe.
Kurti premtoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me vendin e tij, qoftë ai në pushtet apo opozitë.
Sipas tij, Serbia do që të krijojë një shtet tjetër brenda Kosovës.
“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) do që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”,-ka thënë Kurti për BBC.
Kurti foli për bosnjëzimin e Kosovës një ditë pasi përfaqësuesi kryesor i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, paralajmëroi se vendi i tij është në rrezik për t’u shpërbërë dhe se ekziston një perspektivë reale e një konflikti