E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
Aktualitet

“Grua e shkëlqyer” Vrasja makabre e çiftit shqiptar në Itali, fqinjët: Dëgjuam të bërtitura për 20 minuta, na dhimbte shpirti!

Fqinjët kanë përshkruar mbrëmjen kur u vra 37-vjeçarja Vera Myrtaj (Mynevere Karabollaj) dhe i dashuri i saj 23 vjeç Flonino Mërkuri në banesën ku jetonin në Itali. Ata thonë se dëgjuan të bërtitura të mëdha dhe më pas panë makinat e policisë.

“Britmat na thyen zemrat…”, rrëfyen ata. Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë nuk kursen fjalët për nënën e re.

“E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë fanstastike. Ajo ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitoi jetesën e saj si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr. Unë kisha një problem me një gozhdë dhe ajo më ndihmoi”, tha Bruno.

Të gjithë banorët në Spinea janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Vera dhe Flonino ishin njerëz që nuk dilnin shpesh, por të gjithë i njihnin dhe e dinin që ishin bashkë. “Jemi të shokuar” – shpjegon një banor që jeton në fund të rrugës.

“I kam parë gjithmonë në rrugë, ajo ishte vërtet një person i mirë. Ish-burrin e saj e kam njohur, ai ka jetuar këtu deri para disa vitesh. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë. Nuk e di nëse ka lidhje edhe xhelozia, por si mund të arrish deri në këtë pikë?” – tha një zonjë që punonte pranë shtëpisë së tyre.

“Fillimisht pashë makinat e karabinierëve, më pas dëgjova të bërtiturat. Më dhimbte zemra. Mendoj se ishin familjarët e viktimave, duhet të kenë bërtitur për gjysmë ore. Po dridhesha. Por ne nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodhur, vetëm pasi u shfaq policia”, tha një tjetër banor.

Pas krimit të dyfishtë, ish bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet i vdekur në kasollen e kompanisë ku punonte. Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe derisa u njoh me 23-vjeçarin. Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ish burrin të kryejë krimin.

Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë. Ajo dhe ish-burri kishin marrë shtëpinë në Spinea dhe ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑