Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, autorët marrin ilaçe me vlerë 1.8 milionë lekë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, autorët marrin ilaçe me vlerë 1.8 milionë lekë

TIRANË
Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë

Mësohet se është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.

Autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.

Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *