E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Goditjet me vezë në protestë, Deputeti Balliu: Ne të rinjtë jemi më pasionant në detyrë, duhej ai reagim

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në media lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, dhe ka kritikuar reformën territoriale, duke pretenduar se heqja e statusit apo riorganizimi i Bashkisë së Divjakës është një “ekzekutim” pa asnjë arsye ekonomike apo kulturore.

Lidhur me aksionin e tyre opozitar, Balliu ka deklaruar se deputetët e rinj janë më pasionantë në punën e tyre duke mbështetur veprimet e qytetarëve.

“Ne të rinjtë jemi pak më pasionantë sesa kolegët më me eksperiencë. Ndoshta kjo lloj shpërthjeje dhe kjo lloj veprimtarie duhet të vinte nga dikush më i ri sesa nga dikush që ka 20 vite në parlament. Unë vazhdoj të mbetem i mendimit, pavarësisht se dikujt mund t’i duket e tepërt ose jo, që ai reagim ndaj Edi Ramës atë ditë duhej me patjetër sepse ishte e vetmja mënyrë për t’i hequr maskën e një njeriu që po e merrte këtë vend me shaka dhe po e çonte drejt greminës. Kështu që mendoj se ishte një reagim i duhur, por gjithsesi ka vend për përmirësim në aksionin tonë opozitar.”

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑