Goditi mjekun brenda në spital, arrestohet 32-vjeçari në Fier (EMRI)

FIER

Një 32-vjeçar është arrestuar në Fier pasi goditi mjekun në krye të detyrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në pavionin e patologjisë në spitalin rajonal të Fierit.

Ardit Klima, ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut E.H, 38 vjeç teksa tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë që do e hetojë për ”goditje për shkak të detyrës.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Të Fundit