Goditi me sqepar në kokë bashkëshorten, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë

Një 71-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, 61 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në banesën e çiftit, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, i arrestuari, shtetasi S. M., ka goditur bashkëshorten e tij, E. M., duke i shkaktuar dëmtime.

61-vjeçarja ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të Fundit