Goditi me shpullë komedianin Chris Rock, Will Smith jep dorëheqjen nga Oscars

Pasi goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock në skenën e ndarjes së çmimeve Oscar fundjavën e kaluar, Will Smith njoftoi në një deklaratë të premten se ai dha dorëheqjen nga Akademia Oscars.

“Unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë Oscars dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që Bordi konsideron të përshtatshme,” tha Smith në një deklaratë.

Deklarata e Smith përfundonte: “Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar për t’u siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen”.

Pas episodit të Oscars të së dielës mbrëma, Akademia njoftoi të mërkurën se kishte “filluar procedura disiplinore” kundër Smith.

David Rubin, President i Akademisë Oscars, tha në një deklaratë të premten se organizata ka marrë dhe ka pranuar “dorëheqjen e menjëhershme” të Smith.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër z. Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill,” shtoi Rubin.

Veprimet disiplinore nga Akademia përfshijnë pezullimin ose përjashtimin, së bashku me “sanksione të tjera të lejuara nga aktet nënligjore dhe standardet e sjelljes”, tha organizata.

Në vend të kësaj, Smith është larguar me dëshirë nga organizata e njohur e yjeve të filmit, regjisorëve dhe producentëve. Duke dhënë dorëheqjen, Smith nuk do të jetë mund të votojë për filmat dhe shfaqjet e nominuara për Oscar çdo vit.

Të Fundit