E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Goditi me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Sarandë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës.

Policia njofton se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja e shtetasit A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë, dhe ndalimi i tij në bazë të urdhrit të prokurorit.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑