Goditi Berishën me grusht, ky është autori pas neutralizimit nga truprojat (EMRI)

Gert Shehu 31vjeç nga Tirana është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Këto janë pamjet e tij që shfaqet i gjakosur pasi është neutralizuar nga truprojat e kryedemokratit Sali Berisha.

 

Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat.

Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke marrë autorin e dyshuar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pas kësaj për ta dërguar në ambientet e Komisariatit Nr.1.

Të Fundit