Prej dy vitesh transmetojmë një ankesë nga qytetari Leonard Nuka. Në vitin 2017 në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, kishin ndodhur dy aksidente e ishin dëmtuar dy automjete. Për këto aksidente akuzohej Leonard Nuka, i cili thotë, se nuk ka as makinë e as patentë, por i kërkojnë të paguajë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Leonardi ynë është nga Berati dhe ka marrë thirrje për gjyq nga kompania Eurosig.Pasi e futëm në rrugën e zgjidhjes problemin, Leonardi na njofton, se sërish e kanë thirrur në gjyq. Ne u drejtuam edhe një herë në kompaninë Eurosig, ku na shpjeguan, se janë ndërruar gjyqtarët për shkak të vettingut, ndaj zoti Nuka duhet të paraqitej edhe në seancën e tetorit 2022, për të pushuar cështjen.Tani në verën e 2023-shit, Leonard Nuka vazhdon të njoftohet nga Gjykata e Shkallës së parë për zhvillimin e seancave gjyqësore.Eurosig na vendosi në dispozicion dy kërkesa drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë të juridiksionit të Përgjithshëm, saktësisht gjyqtarit Arben Kostandini dhe Blerina Muca, për korrigjimin e të dhënave të personit, i cili ka shkaktuar aksidentin.Ne i drejtuam një shkresë gjyqtares Esmeralda Xhili, duke shpresuar, që kjo të jetë hera e fundit, që qytetari thirret për zhvillimin e seancës gjyqësore.
- +355 67 220 8888
- [email protected]