Gjykata lë në burg edukatoren Majlinda Dehima: Kërkoj ndjesë, nuk e kam kuptuar që e mitura ka thyer këmbën

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Majlinda Dehimën, edukatoren 48-vjeçare që pak ditë më parë dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin “Stinët”

Ky rast i rëndë u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Dehima akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për keqtrajtim të të miturës në lidhje me dhunën ndaj 3-vjeçares e cila për pasojë ka thyer këmbën.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave, ku Dehima dha shpjegimet e saj lidhur me ngjarjen e ndodhur me 1 Nëntor. Ajo ka mohuar ta ketë prekur me dorë dhe ka kërkuar ndjesë për atë që ka ndodhur. Ajo është shprehur se nuk e ka kuptuar që e mitura ka thyer këmbën.

“Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për çfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”, mësohet të ketë thënë ajo sipas gazetarit Besar Bajraktaraj.

Përmes avokatit, Dehima kërkoi të merrte një masë më të lehtë sigurie, por kjo u refuzua nga gjykata.

Të Fundit